Së bashku me vajzën e Markut, Rudina ndan videon më të bukur të ditës së sotme

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj ka treguar se gëzon një raport shumë të mirë me fëmijët e partnerit të saj, Mark Frroku.

Në intervistën e fundit e ftuar tek Rudina, ajo tregoi se kujdeset t’i bëjë të qeshin dhe se janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Ndërsa pak më parë, Dembacaj ka ndarë një video ku shfaqet me vajzën e Markut, duke kënduar gjatë një seti fotografik.

Rudina ka treguar se gjatë kësaj periudhe nuk ka çfarë të bëjë pasi po qëndron në shtëpi, ndaj dhe ka ndarë këto pamje.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, fotografia e Rudinës me vajzën e Markut, u shfaq në ekspozitën ‘Portret Jete’ nga Anjeza Dyrmishi në muzeun kombëtar, duke treguar kështu se Dembacaj gëzon një lidhje të ngushtë me të.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img