“Desh e rraha njërin”, këngëtarja shqiptare rrëfen episodin ‘pikant’ nga propozimi i bashkëshortit italian: Ishte moment intim…(VIDEO)

Këngëtarja, Hersi Matmuja ka rrëfyer një episod në të cilin është bërë me nerva, teksa merrte propozimin nga bashkëshorti i saj italian. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, këngëtarja ka treguar se me partnerin e saj, Jakopo janë takuar në një produksion teatral në Lecce.

Ndër të tjera ajo është ndalur dhe tek dita e propozimit, në të cilën ishte gati të rrihte një luleshitës, që ndërhyri në momentin më të bukur, teksa partneri italian po bënte propozimin e shumëpritur.

“Kur Jakopo po më propozonte, desh e rraha njërin. Ishte nga ata që shesin lule. Ai ishte një moment intim, njeriu duhet ta kuptojë. Kurse unazën e zgjodha vetë. Më tha hajde shkojmë e zgjedhim. Qëndrova te klasikja, te rrethi…”,- u shpreh këngëtarja Hersi Matmuja për emisionin “Rreze Dielli”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...