Këto pije e kanë fajin pse ju ndiheni të fryrë gjithë kohës

Ne kemi folur kohë pas kohe për fajtorët e ushqimit që na ndikojnë direkt në tretje, e që na bëjnë të ndihemi të fryrë shumicën e kohës. Por, pa e ditur se ndikim në këtë situatë mund të kenë edhe pijet e ndryshme. Këtu janë një pjesë e tyre që ju bëjnë të ndiheni të fryrë, ndaj bëni mirë t’i evitoni sa më shumë të jetë e mundur.

 

1Kafeja
Është fajtori kryesor i fryrjes sepse stimulon lirimin e gastrineve dhe sekretimin e acidit të stomakut, si dhe intensifikon simptomat e kushteve të zorrëve si gastriti, çrregullimi i zorrës së irrituar, koliti, etj.

2Qumështi
Intoleranca e laktozës ndodh kur njerëzit janë të mangët në laktozë, një enzimë që prish sheqerin në qumësht. Kështu që kur laktoza kalon nëpër sistemin tuaj të tretjes pa u prishur, ajo tërheq ujë nga zorrët tuaja, gjë që shkakton gaz dhe siklet të dhimbshëm.

3Lëngu i mollës
Mollët përmbajnë një sheqer të natyrshëm që quhet sorbitol, i cili është i lidhur me diarrenë dhe ndjesinë e fryrjes. Disa lëngje të mollës gjithashtu mund të ëmbëlsohen artificialisht me sorbitol kimik, të cilin zorrët e kanë problem ta përthithin. Ndaj, kujdes!

4Pijet e gazuara
Sipas Robyn Youkilis, autorin e “Go With Your Gut” dhe trainerin e ushqimit, çdo pije e gazuar mund të shkaktojë fryrje. Flluskat në pijet e gazuara janë në të vërtetë gaz, i cili mund të futet në stomakun tuaj dhe t’ju bëjë të ndjeheni sikur jeni pompuar me helium.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...