Dalin pamjet përrallore të vilës 1.5 milionë euro të Aleksander Frangajt

Pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, deri para pak kohësh ka qënë pronar i një vile vanitoze në zonën e Qerretit, tek kompleksi i njohur për VIP-at, “Laguna Blu”.

Sipas Ajsbergu.com, në vitin 2015, banorët e kompleksit ‘’Laguna Blu’’ në Kavajë denoncuan Aleksandër Frangajn se po shkatërronte fushat e sportit. Këto fusha sporti, me sipërfaqe 8000 m2 ishin pjesë e kompleksit dhe përdoreshin për fëmijët.

Frangaj e kishte një vilë në atë zonë, por babëzia për tu zgjeruar edhe më tej, bëri që të shkatërronte fushën e sportit. Fillimisht nëpërmjet qeverisë Berisha, Frangaj kishte përdorur KKRT, për t’i ndryshuar shtatusin, nga fushë sportive në një shesh ndërtimi, shkruan Ajsbergu.

Më pas, Frangaj e ka privatizuar në mënyrë të paligjshme këtë truall, duke e kthyer në pronën e tij private. Banorët e Lagunës Blu e kanë denoncuar disa herë këtë skandal dhe kanë qëlluar me vezë Aleksandër Frangajn. Nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar, Aleksandër Frangaj dhe bashkëshortja e tij, grabisin truallin ku ishin fushat sportive.

Edhe Gazeta Tema publikoi vendimin e gjykatës, ku Frangaj e kishte legalizuar këtë pronë në mënyrë të jashtë ligjshme.

Vendimi i gjyqtarit Artur Gaxhi, ishte qesharak, pasi fushat sportive i cilësoi si godina. Më pas, Frangaj merr leje ndërtimi dhe mbi truallin e fushave sportive një vilë luksozve, aq sa detyroi disa banorë ta braktisin këtë zonë.

Vila vanitoze e Frangajt mbi tokën e grabitur shkaktoi zhurmë të madhe mediatike. Por askush nuk e denoncoi. E gjithë procedura është abuzim i pastër, që nga zaptimi i truallit e deri tek leja e ndërtimit.

Pasi e ndërtoi “kalanë” e saj, familja Frangaj e shet këtë me një vlerë mbi 1.5 milionë euro. Shenjat e vilës së Frangajt duke edhe tek aksesi i internetit Wirless.

Kjo është një nga pasuritë e Frangajt, i cili fushën e fëmijëve e zhduku për të ndërtuar një vilë për veten e tij. Në vijim do të shfaqim një seri abuzimesh, sesi Sandri me kompanitë e tij të ndërtimit kanë kafshuar zonat e gjelberta të Tiranës.

Gazeta shqip

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...