25 vjeçarja “bebe” rrëfen stilin e pazakontë të jetesës

Sado e çuditshme që mund të duket, ndryshe nga moshatarët e saj që preferojnë jetën e natës, një vajzë 25 vjeçare bën jetën e një bebeje.

 

Vajza e cila quhet Paigey, ka rrëfyer se harxhon 300 dollarë në muaj për pelena dhe ka dhomën e saj të gjumit mbushur me kukulla dhe një krevat fëmijësh. Ajo ka shërbimin e saj të abonimit në internet për anëtarë të komunitetit për “fëmijë të rritur” dhe fansat e saj e ndihmojnë në financimin e shpenzimeve të kushtueshme që vijnë me mënyrën e pazakontë të stilit të saj të jetesës.

 

Paigey e fillon çdo ditë duke u zgjuar në një krevat fëmijësh, dhe pas ndërrimit të pelenës, e kalon kohën duke luajtur me lodra dhe duke krijuar materiale në internet për ndjekësit e saj.

 

“Kam bërë një kanal në YouTube dhe kam gjithashtu një faqe interneti. Ne na pëlqen të luajmë me lodra. Ne na sjellin gëzim gjërat që kemi bërë kur ishim fëmijë të vegjël. “- është shprehur 25 vjeçarja.

 

Paigey thotë se nuk e pengon aspak negativiteti që has me ata që nuk e kuptojnë stilin e saj të jetës, madje ajo është jashtëzakonisht e befasuar nga komentet pozitive në internet. “Unë marr mesazhe çdo ditë nga njerëzit të cilët më falënderojnë që jam aq e hapur”-theksoi ajo, megjithëse pranoi që gjithashtu ka edhe nga ata që e kritikojnë./News31.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...