Fiton 175,000 euro në javë, ndërsa shëtit me iPhone të thyer dhe pastron tualetin e xhamisë

Publiku e njeh Sadio Mane-n si një sulmues në klubin futbolistik të Liverpool-it. Ndërsa shumë e konsiderojnë atë një nga futbollistët më të mirë në botë, Sadio duket se është më modesti prej të gjithëve. Ylli i futbollit definitivisht ka para të mjaftueshme për të blerë jo një, por qindra telefona inteligjentë sepse ka ardhura prej 175,000 euro në javë.

 

Sidoqoftë, një ditë tjetër, tifozët vunë re se Sadio ishte duke shëtitur mee një telefon me ekran të dëmtuar (shiko foton më poshtë).

 

“Pse do të doni 10 makina Ferrari, 20 orë diamanti ose aeroplanë? Kam ndërtuar shkolla, një stadium. Unë ofroj veshje, këpucë dhe ushqim për njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme.

 

Nuk kam pasur arsimim dhe shumë gjëra të tjera, por sot, me atë që fitoj falë futbollit, mund t’i ndihmoj njerëzit e mi ”, tha futbollisti.

 

Sadio ka treguar vazhdimisht modestinë e tij – sezonin e kaluar menjëherë pas ndeshjes Liverpool dhe Leicester, ai u pa duke pastruar tualetin e xhamisë lokale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...