‘Rama ik’, kush i prishi ceremoninë dhe nervozoi kryeministrin

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Ai mbajti fjalën i pari në këtë ceremoni, duke folur për atë çka sipas tij është bërë në sistemin e shëndetësisë.

 

Por, pak pasi nisi fjalën e tij, disa studentë nga salla e Pallatit të Kongreseve i kanë ndërprerë fjalë duke i kujtuar atij largimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria.

 

“Kam prerë biletën për arratisje nga Shqipëria”, u dëgjua një zë nga salla, por pati dhe thirrje “Rama ik”.

 

Por, Kryeministri iu kthye me ironi, duke u kërkuar studentëve të tjerë që diplomoheshin “të mjekoni pacientin në sallë.

 

“Është një individ që merreni dhe jepini shërbimin tuaj sapo të hidhni kapelet. Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejt mjekësor. Unë mund t`i përgjigjem dhe kësaj pyetje”, tha në vështirësi Rama.

 

Raportet e fundit flasin për qindra mjek dhe infermier që janë larguar nga Shqipëria, për të punuar jashtë vendit. Kryesisht, ata zgjedhin Gjermaninë si një nga vendet që ofron paga të larta dhe kushte pune më të mira për profesionistët e fushës së mjekësisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...