Pas 23 vitesh ndarje, gruaja kërkon divorcin: Burri iku në kurbet, më la me 3 fëmijë, u dashurua me atë që ka sot

Hanme Suli, nënë e tre fëmijëve rrëfeu në emisionin “Historia ime” në Tv Klan njohjen e saj me bashkëshortin pas prishjes së fejesës së parë. Pavarësisht se e donin njëri-tjetrin, familja e tyre nuk ishte dakord dhe pas kundërshtimit të familjarëve ata u larguan së bashku.

Pas një muaji u rikthyen sërish, por filluan të përballen me vështirësi të mëdha. Vëllai i bashkëshortit i strehoi në shtëpinë e tij dhe aty lindi djali i madh.

Gjendja e vështirë ekonomike, e detyroi bashkëshortin e saj të largohej jashtë vendit. Këtu filloi dhe krisja në marrëdhënien e tyre sepse burri i saj njohu një tjetër person dhe u dashurua me të.

Lajmin e mori vesh nga njerëzit në fshat dhe në një përballje me bashkëshortin ai mohoi gjithçka. Por disa kohë më vonë, ajo arriti të zbulonte lidhjen e tij të re.

Mirela Milori: Mbas sa vitesh njihesh me bashkëshortin tënd?

Hanme Suli: Mbas 3- 4 vitesh. Njihemi, kemi punuar bashkë. Opinioni im ishte mos të rrija në fshat, por do ti që dashuria ndonjëherë të bën për vete dhe i thosha brigadierit ma largo atë personin, se nuk dua të rri këtu. Si përfundim u dashuruam.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...