Menduan se kishin kapur një peshk të madh, të rinjtë zhduken nga sytë këmbët kur shohin çfarë del nga uji

Dy të rinj nga Australia janë përballur me një situatë të frikshme. Ata ishin duke peshkuar në një liqen, teksa një prej tyre mendoi se kishte kapur një peshk të madh. Por teksa filloi të tërheqë fildispanjën, u kuptua që peshku që kishte zënë kishte dhe një krokodil nga pas.

 

Video e publikuar nga Unilad, tregon momentin kur krokodili del në bregun e lumit, duke ndjekur peshkun, që po tërhiqej nga një prej të rinjve. Të llahtarisur, ata ja futën vrapit për t’i shpëtuar predatorit të ujit. Por në fund, krokodili mundi ta hajë peshkun, duke i lënë “thatë” dy të rinjtë.

Një prej tyre dëgjohet të thotë:

 

Vrapo vëlla, vrapo!

 

Video është publikuar nga Unilad në “Facebook” dhe është bërë mjaft virale, duke marrë mbi 400 mijë shikime brenda 3 orësh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...