I ndërprenë fjalën kryeministrit, kush janë dy studentët që u nxorrën jashtë sallës nga truprojat e Ramës, shoqërohen në Komisariatin nr.1 (EMRAT)

Dy të rinjtë që i ndërprenë fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit së studentëve të Mjekësisë janë shoqëruar për në Komisariatin numër 1 në kryeqytet.

Sipas Lëvizjes për Universitetin, nga Policia janë shoqëruar dy aktivistët Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita, të cilët janë nxjerrë me forcë nga salla nga truprojat e kreut të qeverisë.

“ Aktivistët Enriko Peçuli dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1. U bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre,”-shkruhet ndër të tjera.

POSTIMI

Incidenti me Ramën ndodhi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë. Teksa kreu i qeverisë po fliste lidhur me kushtet e reja ku po punojnë ‘bluzat e bardha”, një nga të pranishmit në sallë ka ngritur zërin duke i thënë Ramës së në Shqipëri diplomohen vetëm të pasurit.

(k.m/dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...