Një shtëpiake si Georgina; Ronaldo paguan partneren 100 mijë euro në muaj!

164

Një histori përrallash është cilësuar lidhja e Georginas me futbollistin Christiano Ronaldo. Ajo një shitëse në një prej dyqaneve të Gucc-it në Spanjë, e ai futbollisti që njihte dhe admironte gjithë bota.

PUBLICITET

Fati deshi që Ronaldo dhe Georgina të takoheshin në dyqan, ku dyshja u pa, u pëlqye e siç e tregoi edhe vijimësia e historisë së tyre; ata u dashuruan me njëri tjetrin.

Sot prindër të katër fëmijëve; një vajzë që Ronaldo e ka me Georginën dhe tre fëmijë të tjerë që kanë ardhur në jetë nëpërmjet nënave surrogate…

Bukuroshja Georginë aktualisht është nënë me kohë të plotë e duket se ajo së fundmi ja ka kushtuar ditët rritjes së fëmijëve. Të katërt fëmijët e çiftit e thërrasin 26 vjeçaren “Mamma”, dhe në një media spanjolle Georgina është shprehur se kjo është fjala e preferuar të cilën ajo e dëgjon me dëshirën më të madhe.

Por, në një farë mënyre Georgina merr pagesë nga partneri i saj, dhe si shtëpiake bukuroshja nga Venezuela paguhet nga 50.000 deri në 100.000 euro. Kjo shifër shërben për të mbuluar shpenzimet personale të Georginës dhe të katër fëmijëve të çiftit.

PUBLICITET