Aktori i humorit Julian Deda ka qënë i ftuar i dytë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku është përballur me pyetjet e fëmijëve
Sapo ka hyrë në studio, Juliani e ka uruar moderatoren Alketa Vejsiun për nisjen e emisonit. “Qokë” që i është kthyer edhe nga Alketa por me një thumb, që kaloi si pa u vënë re.
THUMBI:
Julian Deda: Urime për emisionin…
Alketa Vejsiu: Edhe ju urime dhe të lutem bëji të fala Marina Vjollcës. Do ta ftojmë edhe këtu. I ka dhënë shumë bukuri programit.
Pas përfundimit të Festivalit të Këngës, Alketa Vejsiu u vu në qendër të polemikave për shkak të monologjeve të gjata dhe fustaneve të shumtë që ndërroi në tri netët e garës.
Moderatorja Xhemi Shehu bëri një video-humoristike në Instagram e shoqëruar nga Salsano Rrapi, ndërsa Marina Vjollca e përmendi shkarazi Alketën tek Klanifornia. Këto dy sjellje nuk i pëlqyen Vejsiut, që disa ditë më pas, u panë të postoheshin në Instagramin e Class, dy postime me natyrë tallëse dhe fyese.
I pari, për Xhemi Shehun, e quante moderatoren “gagaçe”, ndërsa tjetri, një foto-lajm në Instagram ku në foto ishin dy motrat Vjollca në Dubai, ndërkohë që krahas fotos flitej për fenomenin e vajzave eskorta./dosja