Aktori i humorit, Albano Bogdo, ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes, gjyshen e tij. Ai e ka ndarë lajmin e trishtë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale ku krahas një fotoje me gjyshen ka shkruar disa fjalë prekëse për të shtrenjtën e tij.
“Tani, fli e qetë, e shtrenjta ime. Bashkohu me gjyshin, i cili, siç thoshe vetë, po të priste. Tani që më le, e kuptoj. Ato miliona herë që të kam thenë se sa të dua, nuk mjaftojnë. Duhet të të kisha thënë më shumë. Por, vazhdo më shih nga lart.
Do të ta them përditë, derisa të bashkohem dhe unë me ju. Fli e qetë më në fund Stoli Bogdo”, shkruan aktori
CNA.al