Përse Grida Duma nuk do që të jetë kryetarja e Partisë Demokratike?

Grida Duma ishte sot e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku foli për politikën shqiptare dhe përfshirjen e saj në të!

 

E pyetur nga një qytetar nëse do të donte të ishte kryetarja e Partisë Demokratike, ajo befasoi me përgjigjen.

 

“As e kam pranuar, as e kam menduar ndonjëhërë. Kam pasur post drejtuesi po nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje. Foltorja e Kuvendit nuk më mungon, media e ka zëvendësuar më mirë. Po të kishte vërtet jetë parlamentare po, por jo, nuk është ky kontekst në parlamentin shqiptar.

 

Shpresojmë në një realitet më të mirë politik”, u shpreh ajo.
Grida tregoi edhe arsyen përse iu fut politikës, duke theksuar se ka qenë pasioni dhe natyra e saj që e shtynë, por aspak për t’u punësuar. Madje ajo shtroi se nuk i pëlqen puna në shtet, por vlerëson atë në privat.

 

“Në asnjë moment nuk jam penduar që i kam hyrë politikës, nuk kam hyrë përveçse për pasion dhe natyrën time, në çdo moment e kam ditur që më takon, nuk kam asnjë lloj shqetësimi nga kosotot anësore të çdo profesioni. Nuk kam hyrë në politikë me idenë për të zënë një vend pune, kam ardhur nga biznese e academia.

 

Të punosh në privat është shumë më mirë se të punosh në shtet”, u shpreh Grida.
Ajo tregoi gjithashtu se e ka menduar të studiojë jashtë, në SHBA për shembull ku ka prindërit, por nuk e ka menduar asnjëherë largimin nga Shqipëria.
“Më tërheq dua të rri me vullnet dhe dëshirë në Shqipëri”, u shpreh Grida.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...