Shuhet në moshën 103-vjeçare ikona e Hollivudit Kirk Douglas

Ditën e djeshme aktori i madh i Hollivudit, Kirk Douglas, i cili ishte një nga yjet e fundit mbijetues të Epokës së Artë të Hollivudit, ka vdekur në moshën 103-vjeçare.

 

Ai u shua ditën e djeshme, dhe ka qenë djali i tij, ikona e aktrimit Michael Douglas i cili bëri me dije lajmin e hidhur.

 

“Është një dhimbje e jashtëzakonshme për mua dhe vëllezërit e tim Kirk Douglas na la sot në moshën 103-vjeçare.”- tha Michael, i cili është gjithashtu një fitues i çmimeve Acadamy.

 

Douglas ka luajtuar në më shumë se 92 role, përfshirë 75 filma, prandaj dhe ndër vite është konsideruar si superylli më i madh i të gjitha kohërave.

 

Kujtojmë që aktori i mirënjohur amerikan në vitin 1996 pësoi një goditje në tru, dhe që prej asaj kohe ka qenë gruaja e tij Anne Buydens, që është kujdesur për shëndetin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...