Artan Hoxha tregon ku kanë shërbyer më parë efektivët e OFL dhe nxjerr ‘zbuluar’ nismën e qeverisë: Është spektakël

531

Gazetari Artan Hoxha, e ka quajtur spektakël, nismën e qeverisë “anti-KÇk”.

 

“Për të parandaluar atë që kryeministri e identifikoi si KCK, gjyqtarët dhe prokurorët. Ishte si pretekst, ishte ngjarja me prokurori Ndoj, që pothuajse është harruar. Në këtë prizëm kryeministri bëri këtë lloj veprimi. Unë nuk dua të hyj te pjesa e avokatëve, unë do qëndroj te perceptimi i publikut në atë që bën qeveria dhe te efektshmëria e botës së krimit.

 

Ajo që kemi parë deri tani është një spektakël, sot jemi në ditën e tretë. Nga pamja vizive nuk ka të sharë. Unë do kisha shumë qejf të isha në ndonjë lloj operacioni. I vetmi institucion që ka një memorial atje me yjet e dëshmorëve të atdheut nuk është as prokuroria e shtetit, nuk është as gjykata. Ne kemi një situatë krejt tjetër dhe i lëshohemi as ajo që kemi në dorë që është policia e shtetit. Por edhe pse ka ato problemte e veta nuk është se i mungonte burimi njerëzor. Janë të aftë të përballen me kriminelë. E mbani mend në Lazaratin, 5 ditë ka luftuar RENEA atje”, tha Hoxha në “Byro politike”.

 

Më tej gazetari theksoi se është e panevojshme t’i serviret publikut një aksion i tillë dhe se është harxhim i madh në kosto.

 

“Në rastin konkret e quaj të panevojshme ti servirësh publikut këtë. Te resorti në Shijak RENEA ka kontrolluar edhe vrimën e miut, dy veta e bëjnë atë veprim dhe ne shikojmë gjithë ata djem, gjithë ai shpenzim. Madje u fokusuan mediat a janë kamerat gati, vunë syzet dhe lexuan deklaratën. Sot jemi para këtij momenti, qytetari ndodhet para një bombardimi. Shikon një njësi të veshur mirë, në pamje vizive ngel pa mend. Sot është dita e tretë, jam kurioz se si do arrestojnë ata një bos të krimit. Nëse në ditën e parë kjo strukturë do kontrollonte disa banesa ku dyshohej se fshihej Altin Hajri do kishte një justifikim.

 

Por të shkosh ti vësh shiritin një godine, nuk e di. Nuk ka nevojë të harxhosh gjithë atë impenjim të bësh rolin e postës. Ndodhemi përpara këtij fakti që na është nxjerrë gjithë kjo gjë që do bëjë namin. E patë atje në Shkodër, cfarë ndaluan. Janë bërë sekuestro në banesa 1 katëshe, ata akuzohen si pjesëtarë të familjes Doci. Njëri nga ata ka ardhur sot nga Vjena dhe është dorëzuar. Ajo që presin qytetarët është tjetër gjë. KCK nuk fillon nga poshtë, duhet të fillojë nga lart. Kërkove të godasësh prokurorë dhe gjyqtarë, shko dhe godit pronat dhe gje paratë e tyre. Hidhini një sy listës që është çuar ky formular, Lul Berisha, familja Doçi, Hajri, ata janë të gjithë të familjes Doci dhe këta kushërinjtë Hysenaj. Po ti shikosh pjesa më e madhe e tyre janë vënë në filtër edhe më parë”, u shpreh ai.

 

Sakaq, Hoxha tha se efektivët e OFL që kemi parë këto ditë, janë ish-komando që kanë shërbyer në misione paqeruajtëse, ndërsa tashmë janë trajnuar si policë.

 

“Është e tepërt për ne që të pranojmë edhe një dështim tjetër. Ajo njësia që del aty me OFL janë ish-ushtarakë, që kanë shërbyer në misionet tona të cilët nga ushtria, i kemi sjellë në polici, i kemi trajnuar. Një ushtarak stërvitet në front, ndërsa një polic tjetër gjë. Një polic mendon, një ushtarak vepron. Kjo strukturë e re duhej të bëhej pasi të izauroheshin të gjithë të tjerat. Pastaj pa hyrë te pjesa ligjore”, deklaroi gazetari.