RESHJET E BORËS PËRFSHIJNË QARKUN E SHKODRËS

Ashtu si i gjithë Veriu i vendit edhe një pjesë e madhe e territorit të Qarkut Shkodër është përfshirë nga reshjet e borës. Në zonën Dukagjinit reshjet kanë nisur që mbrëmjen e djeshme për të vijuar edhe sot të përziera edhe me reshje shiu.

Deri tani nuk raportohet se ka probleme sa I takon bllokimit të rrugëve ,megjithatë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel për drejtuesit e mjeteve që duhet të bëjnë kujdes dhe të pëdorin zinxhirët në rrugë.

Ndërkohë edhe në Bogë – Dedaj – Razëm të Malësisë së Madhe ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese dhe akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë.Ndërkohë edhe territori bashkisë Pukë u mbulua gjatë natës nga reshjet e Borës të cilat në qytetin e Pukës arriten deri në 12 cm.

Me të nisur reshjet, Bashkia Pukë angazhoi punonjësit e Drejtorisë të Shërbimeve Publike dhe Rrugëve Rurale. Tre mjete u angazhuan për gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugëve në qytet dhe më tej. Dy mjete borpastruese dhe një mjet për hedhjen e kripës kanë bër të mundur pastrimin e të gjithë rrugëve të qytetit dhe lagjeve periferike, ndërkoh që u pastruan dhe kriposen dhe rrugët Qafë Qerreti – Qelëz dhe Qafë Qerreti -Qerret.

Në orët e para të mëngjesit u bë pastrimi i shkallëve dhe rrugicave të qytit ndërkoh që të gjithë hapsirat para dyerve të bizneseve dhe institucioneve janë tashmë të lira.

Aktualisht në bashkinë e Pukës si pasojë e reshjeve të Borës nuk ka asnjë problem, ndërkohë që të gjithë institucionet arsimore u hapen dhe po funksionojnë normalisht dhe me ngrohje. Bashkia Pukë po vijon monitorimin e situatë teksa pritet të përballemi me uljen e ndjeshme të temperaturave që pritet të sjellin ngrica.
.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...