Çfarë po ndodh kështu? Tre ditë stuhi, shi dhe dëborë

Duke nisur nga pasditja e sotme priten reshje shiu me itensitet të ulët, dhe me kalimin e orëve shtim të itensitetit mesatar e lokalisht deri të lartë pas mesnate (gjate orëve 23:00-03:00).

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak deklarojnë se për shkak të masave ajrore me origjinë polare në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes duke nisur nga orët e mëngjesit të së mërkurës reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje dëbore. Reshjet e dëborës në këto zona do të jenë të dendura. Gjithashtu reshjet e dëborës pritet të shtrihen deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

Po ashtu, problematike do të jetë era e cila me kalimin e orëve (kryesisht ato të mbrëmjes dhe ato të mëngjesit të ditës së nesërme) do të fryjë intensive dhe shpejtësi mesatare 5-15m/s por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të arrijë shpejtësi deri në 25-30m/s!

Për ditën e Mërkurë moti përgjatë ultësirës perëndimore parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare. Në relievet malore moti do të jetë i vranët shoqëruar me reshje dëbore të herëpashershme të dobëta dhe mesatare.

Temperaturat parashikohen në vlerat minimale nga -3ºC në zonat malore deri në-6C në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës pritet rënie e ndjeshme nga 2ºC në zonat malore deri në jo më shumë se 12ºC në ato të ulëta e bregdetare.

Ndërkohë, mësohet se pas parashikimit të kushteve hidrometeorologjike di të pezullohet dhe lundrimi trageteve nga Vlora.

Për datat 04, 05 dhe 06 janar 2020 nga ora 15:00 deri në orën 22:00 në portin dhe gjiun e Vlorës, deti dhe era do të jetë Jug-Jug Perëndim 5-6bft dhe në det të hapur do të jetë deti dhe era do të jenë Jug-Jug Perëndim 7-8bft.

Në datën 05.02.2020 në orët e para të mëngjesit do ketë një ndryshim ku deti dhe era do të jenë në drejtimin Veri-Perëndim forca 7-8bft, e cila do të vazhdojë me këtë drejtim dhe këtë forcë deri në datën 06.02.2020 në orët e para të ditës.

Përmisimi i kushteve hidrometeorologjike priten të jenë në orën 20:00 të datës 06.02.2020.

Në datën 04.02.2020 ora 15:00 deri në datën 06.02.2020 në orën 20:00 do të bëhet pezullimi i mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit. Për mjetet e lundrimit ndërkombëtar do të ketë pezullim vetëm në datën 05.02.2020./ Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...