Juristja shqiptare: “Më kanë ofruar 100 mijë euro për një natë”

154

Gjatë intervistës si e ftuar, në emisionin “Pop Culture”, modelja Redona Koçi, me profesion juriste, u pyet nga moderatorja nëse kishte ngacmime në Instagram, ku i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të parave.

 

Redona Koçi është shprehur se po, duke shtuar se shkruajnë me profile false. “Shumë. Do gënjeja nëse do thosha jo. Shkruajnë me profile false, por shkruajnë”.

 

Më pas Dojna e ngacmon duke e pyetur për shifrën, të cilën Redona nuk nguroi të tregonte, se “vijojnë nga 10-20-50 e deri në 100 mijë euro”.