Nëna: Djali qëndroi 27 ditë në koma, kur doli nga spitali peshonte 10 kg

Emisioni ”Historia ime” në Tv Klan ditën e sotme solli historinë e dhimbshme të familjes Bici nga Durrësi. Kryefamiljarja Majlinda ka treguar në studio, aksidentin e djalit të saj para 6 vitesh, i cili ia ndryshoi tërësisht jetën atij, por edhe të familjes.

 

Visari vetëm 14 vjeç, në atë kohë kishte marrë biçikletën dhe kishte dalë me shokët e tij në lagje. Ora kalonte, por ai nuk po kthehej. Të shqetësuar familja, filluan ta kërkonin kudo, por pa asnjë lajm. Vendosën të shkonin në polici dhe mësuan se djali ishte dërguar në spital sepse kishte pësuar një aksident.

 

Gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe mjekët nuk i dhanë shumë shpresë, por pas 27 ditësh ai doli nga koma. Gëzimi ishte i madh, por më pas ata kuptuan se ai nuk ishte më Visari para aksidentit. Goditja që kishte pësuar kishte shkaktuar për të mjaft probleme.

Mirela Milori: Kur ndodhi ngjarja për djalin, aksidenti? Si ishte ajo ditë?

 

Majlinda Bici: Dita ishte që unë isha tek prindërit e mi për momentin, se kisha babin e sëmurë. Në shtëpi ishte burri, thjesht thotë më jep biçikletën të dal në lagje.

 

Mirela Milori: Sa vjeç ishte djali?

Majlinda Bici: Ishte 14 vjeç!

Mirela Milori: Si quhet djali?

 

Majlinda Bici: Visar Bici! Doli me shokët, prit se po vjen në shtëpi, ai ka kaluar nga ora 1 deri në orën 4 dhe nuk është kthyer. Mbas orës 4, mora në telefon gocën, a është Visari në shtëpi? Thjesht për t’i pyetur si jeni. Mami nuk është këtu tha. Mua nuk më treguan fare, por ata kishin dalë ta kërkonin. Shkoi ora 5, 6 nuk e gjenin dot. Thjesht kishin thënë shko, pyet tek policia, ose tek spitali. Ishte ora 9:00 e darkës kur kishin shkuar. Edhe kanë thënë: Mos ka ardhur një fëmijë se asnjë mjet identifikimi nuk ka pasur. Po thotë, as emër as mbiemër nuk e dimë, por e kemi çuar tek spitali ushtarak. Më morën në telefon mua dhe më thonë: Çuni është në gjendje të rëndë, ka bërë aksident.

 

Mirela Milori: Pra kishte bërë aksident automobilistik?

Majlinda Bici: Po e kishte përplasur!

Mirela Milori: Drejtuesja ishte femër apo drejtues burrë?

 

Majlinda Bici: Drejtuesja ka qenë femër, ajo është pedagoge, e ka marrë për momentin, e falenderoj që i ka dhënë ndihmën e shpejtë. Ku kam shkuar unë atje s’e kam njohur fare djalin, ishte bërë komplet i zi, me fasho nga koka, gjendja tha doktori shumë e rëndë.

Mirela Milori: Si kishte ndodhur?

 

Majlinda Bici: Ai ka qenë me biçikletë, ka marrë një jo mbikalim, por thjesht një rrugë ku kalojnë makinat. Fajin me letra, ajo e ka rregulluar si për vete, thotë e ka çuni im, por ne një ekspertizë, një gjë s’kemi bërë.

Mirela Milori: Megjithatë ju e mbyllët në këtë mënyrën që mbyllet zakonisht?

 

Majlinda Bici: Ne për momentin e kishim çunin në gjendje të rëndë dhe ai gjithsekush do të rrij afër, erdhi. Burri tha je e falur për burgun, që mos e kapë ligji, nxirre se mund të më shpëtojë fëmija. Ai pësoi hemoragji celebrale dhe u operua, gjendja ishte prapë shumë e rëndë. Doktori tha troç, ju e kini fëmijë, unë punën e bëra dhe ju Zoti t’jua falë. Kaloi 27 ditë, falë Zotit u përmend.

 

Mirela Milori: Pra 27 ditë i kaloi në koma?

Majlinda Bici: Në koma, me aparatura!

 

Majlinda Bici: Aty filloi duke e marrë veten, vinin konsulta me mjekun, prapë ai filloi të reagojë. Iu përgjigj emrit, por prapë ata vetë nuk e kuptuan. Se disa thonin se ai do ketë mosfunksionim të trurit me gjak ose oksigjen, tjetri thoshte ky do bëhet mirë, s’dinim kë të besonim. Erdhi 3 Shtatori tha doktori do ta nxjerrim sepse ajri dhe ambienti i shtëpisë do ti bëjë edhe më mirë. Edhe unë si nënë i kam thënë: Ku do ma çosh, se 10 kile rob kam nxjerrë nga spitali. 10 jo më tepër, fantazëm, nuk shihet. Edhe ai vetë nuk e ka kuptuar kush është ky më ka thënë. Edhe me shërbimin si gjithë nënat, si gjithë prindërit, u bë më mirë./Burimi: tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...