Digjet gjatë natës makina e zv/kryetarit të bashkisë! Policia: Ishte defekt elektrik!

Makina e zëvendëskryetarit të Peqinit Madrid Sula është shkrumbuar nga flakët dy ditë në parë. Mjeti tip fuoristradë me targë AA880 DR ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së Sulës në qytetin e Peqinit në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen duke njoftuar se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesë elektrike të automjetit.

“Gjatë natës së datës 30.01.2020 , në lagjen “Teqe”, Peqin, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Toyoto”, në pronësi të Bashkisë, Peqin. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në pjesët elektrike të mjetit”, njofton policia.

Madrid Sula është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin. Ai u zgjodh më 10 janar, proces i cili u zhvillua mes tensioneve. Sipas burimeve për Dosja.al u bë me dije në qendrën e votimit plasi grushti. Në sherr u përfshi kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bilal Hasa, i cili është konfliktuar me disa persona të tjerë, pasi kundërshtonte mënyrën e zgjedhjeve. I pranishëm për të monitoruar procesin ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...