Ndahet nga jeta “gruaja më e vjetër në botë”

Është ndarë nga jeta në ajo që raportohet të ketë qenë gruaja më e vjetër në botë, në moshën 127 vjeçare. Fotima Mirzokulova thuhet se ishte lindur në 13 mars të 1893 në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit.

 

Zonja Mirzokulova ka lënë pas tetë fëmijë dhe më shumë se 200 nipër, mbesa dhe stërnipër. Mediat lokale shkruajnë se e ndjera e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kolkoz (një fermë kolektive), duke mbledhur pambuk, madje ajo ka punuar edhe pasi ka dalë në pension, sepse njihej si një njeri e cila e dashuronte punën.

 

Kujtojmë që gruaja më e vjetër në botë përpara Fotimas ishte Jeanne Louider Calmat nga Franca, e cila vdiq në moshën 122 vjeçare në gusht të 1997.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...