Imazhet spektakolare të meteorit që ndriçoi qiellin e Anglisë (FOTO+VIDEO)

Nëse është e vërtetë që ju duhet të shprehni një dëshirë kur shihni një yll që shuhet, atëherë fotografi Chris Small është në gjendje ta bëjë këtë në më pak se një sekondë falë aparatit të tij.

Ai është i specializuar në astronomi dhe fotografinë e natyrës. “Unë shoh shumë meteorë sepse kaloj shumë kohë duke fotografuar qiellin e natës, por kurrë nuk kam parë diçka të tillë.

Ishte e pabesueshme, ndriçoi tërë bregdetin sikur të ishte ditë për disa sekonda”, është shprehur ai.34-vjeçari Chris Small pranon se fotografitë e tij në qiellin e Cornwall në Angli ishin një goditje e pabesueshme e fatit.
“Por të gjithë e ndërtojnë fatin. Të kesh sukses, varet se si e ndërton”, ka thënë Small.

Agjensia Europiane e Hapësirës, e cila shpërndau imazhet në faqen e saj të internetit, shpjegon se ngjyra blu-jeshile zbulon praninë e oksigjenit në atmosferën e Tokës.
Gjithashtu fotot mahnitëse janë publikuar edhe në faqen “Ocean and Earth Photography”.
Ekspertët vlerësojnë se objekti që shkaktoi ‘ndezjen’

mund të ketë një diametër midis dhjetë centimetra dhe një metër, në varësi të shpejtësisë së hyrjes në atmosferë.
Agjensia kujton se atmosfera e Tokës preket nga rreth 54 ton materiale jashtëtokësore çdo ditë, duke përfshirë pluhurin ndërplanetar, meteoridet dhe asteroidet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...