“Ku t’i gjej sot, më thuaj?”/ Letra që kjo vajzë i ka shkruajtur gjyshes së saj do t’ju prekë në shpirt: Në funeralin tënd nuk e mbajta dot veten kur më thanë se të ngjaja shumë…

Gjyshe, Janë bërë gjashtë muaj që prej ikjes tënde dhe në një farë mënyrë po të mendoj shumë më shumë nga ç’të mendoja kur ti ishte aty, pranë meje, gjallë. Vë unazën tënde, kam ende pulovrat që më ke bërë dhe tani që po e mendoj, ndihem më shumë se kurrë mbesa jote.

Në funeralin tënd nuk e mbajta dot veten kur më thanë se të ngjaja shumë. Po të shkruaj dhe s’rri dot pa qarë gjyshe. S’kam ç’bëj, më mungon shumë. Njeriu nuk i vlerëson kurrë gjërat, derisa i humb. Sa do të doja të të merrja duart e të t’i puthja.

Mundohem të kujtoj çastet tona bashkë, eh sa shumë kemi ne të dyja. Shumë herë qëndroja në shtëpi vetëm me ty, ti më mësoje si të bëja petulla apo më tregoje histori që nisnin me “kur isha e re”. Zot, sa dashuri më ke falur.

Gjyshe, a mundem të të falenderoj pak? Faleminderit që më ke mësuar aq shumë dhe ke qenë çdo herë pranë meje kur isha e nevrikosur me mamin, motrat, babin… Më vendosje në plan të parë gjithmonë. Edhe kur ishe sëmurë, edhe kur të dhi.mbte koka, edhe kur lëngoje në shtrat gjeje përherë kohë për mua.

Falë teje e kam shijuar më shumë jetën, më ke mësuar të mos e vrisja fort mendjen, sepse kisha gjyshen jo për gjë, të kisha ty. Të kujtohet kur mami s’e kishte me qejf të më fliste për djemtë, dashurinë dhe ti ashtu fshehurazi më jepje këshillat e tua? Mistrecja jote është lidhur, sa do të doja të ishe këtu dhe të më rreshtoje njëra pas tjetrës batutat e tua. Të të tregoja foton e tij, të bisedonim kur mami të mos ishte rrotull.

Faleminderit gjyshe! Nuk isha gati kur ti ike dhe nuk do të mundem kurrë ta pranoj se do të mungosh për shumë gjatë në shtëpi, s’do të jesh më kurrë. S’e kuptova që jeta kishte ecur aq shpejt. Do të doja të qëndroja më gjatë me ty por Zoti, ose kushdo qoftë nuk deshi, na ndanë.

Nuk ka si sytë e tu gjyshe, kam shkelur mbi shumë rrugë këto gjashtë muaj, kam ndeshur shumë njerëz por askund si sytë e tu. Sa ëmbël më shikoje, sa dashuri kishte aty. Ku t’i gjej sot, më thuaj?

Jeta vazhdon, ka vazhduar për të gjithë njerëzimin ndaj do të vazhdojë edhe për mua, s’ka s’i ndodh ndryshe. S’të nxjerr kurrë nga mendja ama, se nga zemra jo e jo. Në ditën e dasmës sime, në lindjen e fëmijëve të mi apo diplomimin e tyre, ti do ta kesh një vend. Do të ta ruaj me shumë dashuri.

Të dua,

Jo dhe aq e vogla jote, Ana!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...