Dy termete pasojnë njëri- tjetrin në Shqipëri, panik tek qytetarët që dalin në rrugë…

Dy lëkundje termeti, brenda pak minutave, janë regjistruar pak më parë. Ato janë ndjerë në Durrës, Tiranë, Elbasan, Fushë Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër por edhe deri në Maqedoni.

 

Paraprakisht mësohet se tërmeti i parë kishte një magnitudë prej 5.4, ndërsa një tjetër lëkundje më e vogël u regjistrua pak më vonë, me magnitudë 3.3. sipas shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit është në Durrës. Mësohet se lëkundjet vazhdojnë, e fundit para pak minutave me magnitudë 4.1 Rihter.

 

Lëkundja sizmike mbrëmjen e sotme zgjati disa sekonda. Tërmeti ka shkaktuar frikë dhe panik në zonën e Durrësit, të cilat kanë dalë në rrugë. Ende nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet.

 

Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që go.det sërish vendin tonë me epiqendër po në Durrës që pas 26 nëntorit të 26 nëntorit që ishte 6.4 ballë dhe që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...