“Baraken e kam ndërtuar natën e Vitit të Ri”/ E moshuara jeton ende në çadër pas tërmetit tragjik

Nënë Rabija nga fshati Mazhe e Madhe i njësisë administrative Bubq prej 2 muajsh jeton në një çadër, bashkë me të edhe dy djemtë e saj. Për të përballuar të ftohtin, ajo thotë se e ka ndërtuar vetë një strehë natën e Vitit të Ri një barake me llamarina.

“Aktualisht po rrimë këtu në çadër ose te kjo barakja, por më tepër rrimë në barake pasi kemi divanët, tavolinë. Baraken e kam bërë vetë natën e Vitit të Ri. Nuk dimë asgjë çfarë do bëhet me shtëpinë, jemi në shpresë të zotit. jetoj bashkë me dy djemtë, vetë jam e sëmurë me tension me zemër”, tha Rabije Zela.

Edhe pse në kushte të vështira nënë Rabija nuk ndalon së pastruari, në një barake që është larg të qënurit një shtëpi ajo sërish vijon të mendojë për punët e shtëpisë, duke përshtatur ambientet e barakes me të një banese normale . Diku shihet që lan enët dhe diku ka të vendosur kuzhinën. E moshuara shprehet se veç duarve të saj nuk asgjë tjetër për të ndërtuar një banesë.

“E vetme, çdo gjë e kam me duart e mia dhe këtë hall na e shtoi zoti. Shtëpi nuk bëjmë dot se duhen para dhe unë nuk kam ta bëj vetëm nëse na e ndërton shteti”, tha Rabije Zela.

Rabije Zela thotë se ka plotësuar dokumentet e nevojshme për të përfituar bonusin e qirasë por ende nuk ka arritur që ta marrë.

” Emrin e kemi çuar për bonus qiraje por akoma nuk ka kanë dhënë gjë”, tha Rabije Zela

Fshati i Bubqit ka qenë dhe një ndër zonat më të prekura nga tërmeti, rreth 270 banesa janë shpallur të pabanueshme. Ndërkohë ka ende banorë të cilët jetojnë në çadra në pritje të një banese.

Marrë nga Shqiptarja.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...