Beyonce zgjedh sërish një stilist shqiptar. Diva e muzikës shfaqet me fustanin e Valdrin Sahitit

Muajin e kaluar, e pranishme në festën e ditëlindjes së 50-të të Diddy-t, Beyonce i çuditi të gjithë kur u shfaq e veshur me një fustan të stilistëve shqiptarë Kujta & Meri.

Beyonce e veshur nga Kujta & Meri
Me sa duket, ylli i famshëm nuk ka në plan të heqë dorë nga stilistët shqiptarë. Pak minuta më parë ajo ka postuar disa foto me një fustan të kuq, shumë seksi, me bisht dhe i çarë nga njëra këmbë.

Diva e muzikës nuk i etiketon kurrë stilistët që e veshin, megjithatë faqja zyrtare e Valdrin Sahitit në Instagram, ka zbuluar se fustani është dizenjuar nga stilisti shqiptar. Sot pritet të mbahet nata e ndarjes së çmimeve Grammy dhe me siguri ky ka qenë fustani që Bey ka zgjedhur për festën që paraprin natën gala.

Muajin e kaluar, në ditëlindjen e Diddy-t e pranishme ishte edhe mikesha e Beyonce-s dhe njëkohësisht ish-pjesëtare e grupit Destiny-s Child, Kelly Rowland, e cila u shfaq e veshur me një fustan të zi të Valdrin Sahitit.

Kelly Rowland e veshur nga Valdrin Sahiti
Beyonce dhe Kelly janë vetëm dy prej emrave të famshëm që kanë veshur fustanet e Valdrin Sahitit, pasi shumë të tjera kanë zgjedhur stilimet e tij (Cardi B, Iskra Lawrence, pjesëtaret e Little Mix etj).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...