Temperaturat e ulëta dhe prania e dëborës në Alberta të Kanadasë, kanë bërë që tre kotele të gjenden nga një punëtor nafte, të ngrira.
Siç shihet dhe në video, tre kotelet kanë ngrirë në dëborë. Punëtori i naftës që i ka gjetur kotelet, ka përdorur kafen që mbante në makinën e tij që t’i shkrinte ato.
Të voglat kanë qenë me fat pasi personi që i ka gjetur të ngrira iu ka mundësuar dhe një shtëpi të re dhe të ngrohtë, duke iu shpëtuar kështu jetën.