Kinematografia shqiptare në zi: Xhevdet Ferri ndërron jetë në moshën 59-vjeçare

Xhevdet Ferri, një nga aktorët më të talentuar të kinematografisë shqiptare, ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare.

Prej pothuajse një jave, sipas Newsbomb.al, aktori qëndronte i shtruar në spital ku kurohej pas diagnostikimit me kancer. Ndonëse u trajtua intensivisht, sëmundja avancoi me shpejtësi.

Mjeshtri i Madh i filmit ishte një nga ikonat e kinematografisë shqiptare në vitet ’80-’90 me dhjetra role protagoniste. Si disa nga filmat më të njohur përmendim “Gjurmë në kaltërsi”, “Hije që mbetën pas”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Dhe vjen një ditë”, “Përrallë nga e kaluara” etj.

“PËRRALLË NGA E KALUARA”
Aktori nuk qëndroi larg kinemasë edhe në vitet 2000 me “Saimir” (2004), “Gjoleka, djali i Abazit” (2006), “Gjallë” (2009) apo në “Kërkim të kujt” (2009).

XHEVDET DHE ROZETA FERRI SË BASHKU ME VAJZËN

Aktori ishte i martuar me aktoren Rozeta Ferrin, me të cilën ka luajtur në filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet e pritjes”, “Gjoleka djali i Abazit”.
Ngushëllime familjes!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...