Në “Kënga Magjike 2019”, Kastro Zizo zbuloi ekskluzisht se do të bëhet baba për herë të tretë, teksa edhe prezantoi këngën konkuruese “Pema e jetës”.
Më pas teksa kishte të ftuar gazetaren Genta Hodo në “Late Night Show”, kjo e fundit e vendosi në “siklet” Kastron çfarë e detyroi këtë të fundit të zbulonte gjininë e foshnjes, djalë.
Për partneren e Kastros nuk dinim asgjë, por në këtë foto të postuar në rrjetin e tij social Instagram, Kastro prezantoi për herë të parë partneren e cila shihet me barkun e rrumbullakosur. Duhet thënë që shkojnë shumë, siç e shihni dhe në foton e cover-it të lajmit.