‘Ti më ke mua’, publikohet letra prekëse e vogëlushes Esiela që u shua nga tërmeti

Nënë e bijë, Diena dhe Esiela Karanxha ishin dy prej personave qe u shuan ne termetin e 26 nëntorit që mori shumë jetë njerëzish e la shumë dhimbje pas. Diena kishte humbur bashkëshortin 5 vite më parë, piktorin Dorian Karanxha.

Dy muaj para ngjarjes së nëntorit, vogëlushja 8-vjeçare, Esiela kishte dërguar një letër prekëse në redaksinë e “Dua të të bëj të lumtur”, letër të cilën eshte lexuar në puntatën e parë të emisionit.

Letra e plotë: Emisionit “Dua të të bëj të lumtur”

Unë që po ju shkruaj quhem Esjela Karanxha dhe jam 8 vjeçe. Dua të të bëj të lumtur gjyshen më të mirë në botë, atë që më ka rritur me shumë dashuri, nënën time Rozetën. Ajo është gjithmonë me mua, s’më ka lënë kurrë të mërzitem që kur babi iku lart në qiell. Mami qan shumë, por ajo më thotë që ju më keni mua dhe ne babi na sheh nga lart dhe lutet për ne.

Unë e dua shumë gjyshen time. Për vitin e ri 2019, ne e festuam dhe unë i këndova nënës këngën tonë të preferuar të Kejsi Tolës “Ti më ke mua”. Unë dua t’i them që ti gjithmonë do të më kesh pranë dhe kur unë të rritem do të jem gjithmonë me ty.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...