Horoskopi ditor, e mërkurë 15 janar 2020

Dashi

Mundohuni që të përfitoni nga kjo ditë për të sqaruar ndonjë keqkuptim të mundshëm në dashuri, pasi duke nisur që nga kjo e enjte, yjet nuk do të jenë kaq të favorshme. Nëse keni probleme në sferën financiare, mos u druani që të kërkoni ndihmë.

Demi

 

Dashuria ndodhet në një moment mjaft pozitiv, ku mund të arrihen synime të rëndësishme. Në sferën emocionale, ndoshta ndonjë ekuilibër mund të ndryshojë. Bëni kujdes në punë dhe mundohuni që të mos ushqeni polemika dhe diskutime, pasi jo të gjithë janë armiq.

Binjakët

 

Dita do të jetë nën ritmin e duhur, ndaj mundohuni që të mos kërkoni shumë dhe përpiquni që të ruani qetësinë. Në dashuri bëni kujdes, nëse lidhja juaj ndodhet në krizë.

Gaforrja

 

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj takimet do të jenë mjaft të favorshme. Projekte të rëndësishme parashikohen me persona të shenjës së virgjëreshës ose akrepit. Në punë do të ketë rikuperim të ndjeshëm, sidomos në këtë mesjavë.

Luani

 

Dita do të sjellë rikuperim të ndjeshëm në raport me ato që keni lënë pas, por në dashuri duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi ndjenjat tuaja mund të vihen në lojë. Në punë, duket se mund të ketë më shumë bashkëpunim me personat që ju rrethojnë.

Virgjëresha

 

Jeni në kërkim të qartësisë në raportet në çift, sidomos në ato dashurore. Për këtë arsye bëni mirë që të flisni qartë dhe kujdes ndaj tradhtie. Në punë do të ketë një përshpejtim marrëveshjesh.

Peshorja

 

Në dashuri mund të ketë ndonjë problem, ku do të mungojë komunikimi dhe do të ketë keqkupime që kërkojnë sqarim, sidomos me një familjarin tuaj. Mundohuni që të pushoni më shumë.

Akrepi

 

Kjo është një ditë mjaft e frytshme për të folur për gjëra të rëndësishme. Takimet e reja do të sjellin emocione të bukura. Në punë, do të ketë ide të mira të cilat duhen shfrytëzuar.

Shigjetari

 

Dita do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat, ku do të ketë një rikuperim të ndjeshëm. Mjaft të favorshme do të jenë edhe kontaktet, ndërsa në punë ka një situatë ekonomike e cila duhet vlerësuar mirë.

Bricjapi

 

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, ku Venusi do të jetë në anën tuaj. Nëse ju intereson dikush, do të jeni mjaft të favorizuar nga yjet. Në punë, mund të përballeni me zgjedhje të rëndësishme. Mundohuni veçse që të mos lodheni shumë.

Ujori

 

E mërkura do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, por që nga e enjtja Hëna do të kthehet në favorin tuaj. Mbani parasysh se nëse doni të jetoni një raport të qetë në çift, duhet të hiqni dorë nga diçka, shkruan noa.al. Do të ndiheni disi të lodhur për shkak të punës.

Peshqit

 

Gjatë kësaj dite mund të ketë vonesa në punë dhe nëse prisnit një përgjigje, mund të mos vijë në kohën e duhur. E mërkura do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, por që nga e enjtja situata do të përmirësohet. /a.y/noa.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...