Basha: Qindra famije ende në çadra, po detyrohen të marrin borxh

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar sot se ka qenë në Durrës ku ka takuar qytetarë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të cilët ende nuk kanë marrë bonusin e qerasë.

“Një muaj e gjysmë pas tërmetit, banorët e Durrësit nuk kanë marrë akoma bonusin e qerasë, ndërkohë që 8.5 milion euro kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve vetëm për afera e korrupsion, me zero shërbime të check up-it”, shkruan Basha në Facebook.

Kreu i opozitës ka akuzuar qeverinë si të dështuar dhe të paaftë pasi i ka lënë këta qytetarë pa ndihmë dhe të pa informuar. Ai shton se atyre i është dashur të paguajnë para për dokumentet që kanë hapur llogaritë bankare por nuk u ka kaluar asnjë lek për bonusin e qerasë megjithëse ka kaluar një muaj e gjysmë nga tërmeti.

“Banorët janë detyruar të marrin borxh ndërsa edhe sot një muaj e gjysmë pas tërmetit, askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve, apo si do të zgjidhet problemi i strehimit për qytetarët e mbetur pa shtëpi.

Në mes të dimrit, me qindra familje jetojnë ende në çadra apo makina.”

Basha e mbyll postimin e tij duke rikujtuar se qeveria nuk preku fondet e koncesioneve për ata që ai i quan oligarkë, me të cilat sipas tij do të kishte nisur puna për strehimin e banorëve dhe riparimin e banesave.

“E gjitha kjo, vetëm për të mos u prekur paratë që shkojnë në xhepat e dhjetë oligarkëve. Me 150 milion dollarë që shkojnë për ta, sot do ishin akorduar fondet për strehimin e banorëve dhe do kishte nisur puna për riparimin e banesave të dëmtuara”, shkruan kreu demokrat. /Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...