RESHJE SHIU E DËBORE NË TË GJITHË VENDIN, ZBARDHEN DISA QYTETE TË SHQIPËRISË

245

Moti vijon me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta gjatë paradites në zonat lindore dhe jugore. Por sipas MeteoAlb, mesdita dhe orët vijuese sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë vendin.

- PUBLICITET -

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë.

Edhe ditën e hënë 13 janar, alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të mbizotërojnë deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Por pasditja dhe nata sjellin spostim të vranësirave drejt zonave malore duke lënë ultësirën perëndimore në ndikimin e kthjellimeve.

Edhe në qarkun e Dibrës, kanë filluar reshjet e dëborës. Në disa akse rrugore dëbora deri më tani ka arritur deri në 15 cm. Konkretisht situatat më e rënduar nga reshjet e dëborës është në Lurë, Kalaja e Dodës, Reç, Arras po kështu edhe në Trebeshinë e në disa fshatra të Zerqanit. Rruga nacinale Maqellar-Peshkopi ka patur probleme në qarkullim si pasojë e dëborës së dendur.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës po punojnë në akset kryesore. Sipas ARRSH situata e qarkullimit rrugor është normale dhe pa zinxhirë.

Temperaturat e ulta që kanë përfshirë rajonin jug-lindor të vendit kanë bërë që në zonat malore të qytetit të Korçës të ketë reshje intensive dëbore. Reshjet janë të pranishme edhe në fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës por edhe në zonën e Ersekës.

Reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, ndërsa trashësia ka arritur nga 5 deri në 10 cm në zona të caktuara.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në aksin rrugor Korçë-Dardhë reshjet e dëborës janë shtuar. Nga kilometri i 5 në të 14, kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.

- PUBLICITET -