Pse Luan Zhegu nuk lëviz në skenë? Sekretin na e zbulon Ledina Çelo

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo ishte e thirrur së fundmi në programin ‘Këndo këngën time’ në Vizion Plus.

Këngëtarja ka rrëfyer ndër të tjera edhe per emocionet e daljes ne skenë përkrah Luan Zhegut në vitin 1995 me këngën ‘E doni në dashurinë’ në festivalin e 34 të këngës shqiptare në RTSH.

“Të këndoja me Luan Zhegun për mua ishte vërtet fat shumë i madh, e prita me shumë kënaqësi dhe kënga shumë e bukur. I vetmi problem që kisha ishte tek Luani, pasi ai rrinte zakonisht pa lëvizur në skenë, ndërsa unë isha lozonjare më pëlqente ta ndiqja ritmin.

Por ai më premtoi që do të kërcente bashkë me mua, kështu që të rrija e qetë. Dolëm në skenë, interpretuam unë lëviza ndërsa Luani jo. Kur folëm në prapaskenë për këtë, ai më tha se pas 30 vitesh karrierë nëse do të lëvizte në skenë do ta merrnin për të luajtur mendsh…”, ka treguar Ledina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...