Arrestimi i “Zogut”, gazetarja: Personazhe publikë ofrojnë dhe blejnë mardhënie intime

Arrestimi i Hermes Nikajt, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” ka nxjerrë në media dhjetëra përgjime për mënyrën se si funksiononte prostitucioni në Tiranë.

 

Emisioni Opinion, këtë të mërkurë ka trajtuar pikërisht çështjen e prostitucionit ndërsa në këto përgjime dalin emra të efektivëve të policisë, biznesmenë apo dhe personazhe të tjerë të botës së Show Bizz-it.

 

Gazetarja Doriana Bezat tha se hetimi për rastin ka zgjatur 9 muaj.

“Ka nisur në shkurt të 2019 dhe është finalizuar në nëntor, kur është bërë arrestimi në flagrancë i Zogut. Rrjeti merrej me biznesmenë apo dhe të huaj që ishin homoseksualë. Në rrjetin e përgjimeve kanë dalë shumë emra personazhesh të njohura dhe personazhe publikë që ofrojnë apo blejnë seks. Rrjeti është shumë i madh, këto përgjime kanë zbuluar edhe vepra të tjera penale si shitblerja votave. Hetimet vazhdojnë…”, tha gazetarja.

 

Sipas saj në vitin 2019, 12 raste prostitucioni që janë zbuluar nga policia. Bezat tha se në Tiranë prostitucioni funksion në qendrat estetike dhe ato të masazhit.

 

“Hermes Nikaj bënte koordinimin, në këtë rast. Çmimet variojnë nga 5 mijë lekë dhe deri në 2 mijë ero që janë vajzat e luksit. Këto janë modele apo vajza të show bizz-it”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...