HYRJELAJMEAKTUALITETÇfarë mund të ketë pirë?! Ndërroi 3 dhoma në hotelin luksoz në...

Çfarë mund të ketë pirë?! Ndërroi 3 dhoma në hotelin luksoz në Tiranë: Shtetasja amerikane alarmon Ambasadën dhe Policinë

Një shtetase amerikane ka kaluar nëpërmjet një situate aspak të mirë përgjatë mesit të muajit dhjetor.

 

Gjithçka ka nisur me përpjekjen e saj për të ndërruar bravën e derës së shtëpisë derisa përfundoi në komisariat, pas eksperiencës jo të qetë në një prej hoteleve të kryeqytetit. Ledi B., u drejtua më 11 dhjetor në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës, ku kishte vendosur të kalonte natën pasi nuk ndihej e sigurt në banesën e saj.

 

Gruaja kërkonte të ndryshonte bravën e derës së shtëpisë, por për shkak se nuk ia kishte arritur dot atë ditë, vendosi të qëndrojë në hotel deri sa të zgjidhej situata në banesën e saj. Me të hyrë në dhomën e hotelit, Ledi B., provoi të relaksohej duke u shtrirë në krevat dhe duke parë televizor.

 

Por gruaja amerikane sërish nuk arriti të gjente qetësi. Sipas saj, çarçafët kishin njolla të zbehta, çka i shkaktuan kruarje dhe alergji në disa pjesë të trupit, raporton TCH. Recepsionistja e drejtoi për në një tjetër dhomë, por sërish u refuzua nga Ledi B., e cila vuri re se dhoma lidhej me një derë të brendshme me një tjetër dhomë.

 

Për të, kjo paraqiste pasiguri. Edhe në dhomën e tretë të hotelit që iu dha shtetases amerikane sërish doli problemi i pasigurisë. Për stafin e hotelit zgjidhja e vetme ishte konktakti me shefin e sigurisë, por as me të gruaja nuk ka gjetur dot qetësinë.

 

E gjendur në këtë situatë paqartësie, gruaja ka telefonuar policinë në numrin 129, si dhe ka vënë në dijeni edhe Ambasadën amerikane. Ende nuk është sqaruar se çfarë apo kush i ka shkaktuar frikën dhe pasigurinë shtetases amerikane, por tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për t’i vlerësuar.

TE TJERA

spot_img