E ëndërronte që e vogël, Klaudia Pepa arrin një tjetër sukses në Itali

271

Klaudia Pepa po korr vetëm suksese në vendin fqinj, jo vetëm në fushën e baletit, prezantimit, por tani edhe në një tjetër fushë.

- PUBLICITET -

Me anë të një postimi në Instagram, Klaudia ka treguar se ka realizuar ëndrrën e saj të fëmijërisë. Balerina ka postuar një foto ku shfaqet duke pozuar para vitrinës së një dyqani dhe shkruan se kur ishte e vogël ëndërronte të bëhej modele në posterat e reklamave.

“Kur isha e vogël ndaloja para vitrinave të dyqaneve dhe ëndërroja të isha modele në posterat e reklamave. Qëndroja pa lëvizur, qeshja dhe ëndërroja.

Sot mund të them që e realizova këtë ëndërr të vogël timen!”, shkruan Klaudia duke njoftuar se tashmë është imazh i një prej firmave më të njohura të këpucëve në Itali.

- PUBLICITET -