Avni Mula feston 92-vjetorin, e bija, Inva Mula i bën urimin special

Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit, Avni Mula, feston sot 92 vjetorin e lindjes.

Urimet kanë qenë të shumta për artistin e madh dhe nuk mund të mungonte ai i vajzës së tij, sopranos së mirënjohur shqiptare me famë botërore, Inva Mulës:

“Happy birthday to my 29 years old Hero !” – “Ditëlindje të lumtur Heroi im 29 vjeçar”, shkruan ajo në profilin e saj në Facebook, duke e numëruar ditëlindjen e 92-të mbrapsht dhe duke postuar një fotografi ku ka dalë me të atin dhe dy fëmijët e saj.

Si duket në këtë përvjetor, Inva Mula nuk do të jetë pranë të atit, pasi do të japë shfaqje në Gstaad.

“Prandaj nuk jam sonte të festoj me të”, thotë ajo për voal.ch “por do të këndoj për të”, ka deklaruar artistja.

Avni Mula, lindi në Gjakovë në 4 janar të 1928, në një familje ku ishte i shtati fëmijë, më i vogli mes tre djemve dhe tre vajzave në atë familje.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton.

Gjatë studimeve ai u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën kaloi një jetë të mrekullueshme.

Familja Mula është një nga Familjet e Mëdha të Artistëve shqiptarë, ku të gjithë anëtarët janë artistë të mirënjohur:

Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, soprano me famë botërore.

Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...