16 persona humben jeten dhe mijëra të bllokuar nga flakët, mbërrijnë helikopterët dhe anijet ushtarake

Tre vik tima të tjera nga zjarret u regjistruan në Australi duke e çuar numrin e të vde kurve në 16.

Zjarret kanë shkatërruar gjithashtu qindra shtëpi në jug-lindje të vendit.

Zjarrfikësit po luftojnë flakët dhe po përpiqen të kontaktojnë me komunitetet.Rreth 50,000 shtëpi janë pa energji elektrike në bregdetin jugor të Uellsit të Ri Jugor, shteti më i prekur nga zjarret këtë sezon.

Ndihma ushtarake, ushqimore, ujë dhe karburant janë dërguar në zonat e prekura nga zjarret, kryesisht në rajonin e Gippslandit Lindor.

Helikopterët ushtarakë dhe anijet e policisë dhe marinës po ndihmojnë në evakuimin e mijëra njerëzve të bllokuar në plazhet e qytetit Mallacoota.

Zjarret në Australi, të konsideruara ndër më të këqijat në dekadat e fundit, kanë djegur mbi tre milion hektarë që nga shtatori i kaluar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...