Banorëve të prekur nga tërmeti iu kërkohet të lirojnë hotelet

Tërmet të dytë e konsiderojnë banorët e strehuar në komplekset në Shëngjin urdhrin e qeverisë për t’u larguar prej tyre.

 

Ata deklarojnë se bonusi i qirasë i akorduar nga qeveria është i pamjaftueshëm krahasuar me çmimin e shtëpive ndaj kundërshtojnë të largohen nga hotelet.

 

“Ky është një tërmet 100 ballësh”. “Nuk kam ku të shkoj”, shprehen banorët. Por përveç pamjaftueshmërisë së bonusit të qirasë, shumë banorë kanë humbur punën e për pasojë vështirësitë ekonomike shtohen.

 

“Nuk na kanë ofruar asnjë ndihmë. Punën e kam pasur në Krujë, tani rrimë në shtëpi”. Agjencitë imobilare në Lezhë pohojnë se qiraja në atë zonë është rritur me rreth 30 për qind pas tërmetit, ndërsa numri i banesave me qira është shumë i ulët në krahasim me kërkesat.

 

“Nëse një apartament 1+1 ka qenë 130 mijë lekë të vjetra, do të shkojë 150-160 lekë. Ndërsa një apartament 2+1 ka qenë 160, mund të shkojë 180-200″, shprehet një tjetër banor.

 

Janë 107 familje të cilat janë akomoduar në komplekset në zonën e Shëngjinit, të cilët veç sendeve me rëndësi nuk kanë harruar të marrin as kujtimet e tyre./ OraNews

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...