Një shtatzënie e papritur, Fatma tregon si reagoi kur mori vesh se do bëhet nënë

Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Në jetë do të vijë një djalë, i cili pritet të lindë në muajin shkurt. Tani mami Fatma është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël dhe ky fundvit e ka gjetur me të lumtur se kurrë.

 

Në një intervistë të dhënë për revistën “Bordo”, moderatorja ka treguar se ky ka qenë viti më i bukur për të dhe Alfion. Fatma tregoi se shtatzënia i ka ndryshuar jetën dhe e ka bërë edhe më të afërt me Alfion.E pyetur se si e mori vesh lajmin e shtatzënisë, moderatorja u shpreh se çdo gjë ishte e papritur.

 

“Sigurisht që nuk e besova! Ishte diçka e papritur për të dy, por e dëshiruar nga të dy. Në letrat e bukura të dashurisë që më shkruan Alfio shprehte gjithmonë dëshirën për një bebush. Unë fillova të qaja, isha vetëm, nuk e ndava me askënd sepse doja të sigurohesha, isha shumë e lumtur por edhe e shokuar në të njëjtën kohë”, u shpreh Fatma.

 

Moderatorja tregoi se pas lindjes do i rikthehet ekranit dhe kaa disa oferta që po i mendon.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...