‘Tmerri’ i nënave të reja, si t’ia dalësh me një të sapolindur në shtëpi në ditët e para

Nuk është gjithmonë natyrale dhe e menjëhershme për një grua të dijë saktësisht çfarë duhet të bëjë sapo bëhet zyrtarisht mama. Shpesh është një çast delikat, ku ndihet në provë, fizikisht dhe emocionalisht.

Gjendet para një qenieje të pambrojtur që mbështetet krejtësisht te ajo dhe në këtë fazë lindin një mijë dyshime, mbi të gjitha nëse nuk ka pasur kurrë përvojë në kujdesjen për një fëmijë.

Ja disa këshilla të dobishme si mund të mbijetojmë me një të sapolindur në ditët e para, duke ruajtur qetësinë dhe paqen që meriton një çast kaq i lumtur.

Pranoni limitet tuaja, kjo është thelbësore sepse mamatë perfekte ekzistojnë vetëm në filma dhe shpesh, as në to, kështu që mos i kërkoni shumë vetes.

Edhe nëse jeni mësuar të bëni gjithçka vetë dhe ju pëlqen të jeni të pavarura, mos i refuzoni ndihmat që ju jepen: një pushim për të shkuar te parukierja ose për një dush, një sy gjumë më shumë, dikush që ju nxjerr për një drekë, një ndihmë në punët e shtëpisë. Pranoni! Do kuptoni që është gjithçka më e lehtë nëse nuk do jeni të mbingarkuara me punë dhe afate. Keni kohë për t’u kthyer plotësisht autonome!

Përfitoni kur bebi fle për të fjetur edhe ju. Nuk është e lehtë shpeshherë, është e kuptueshme, por përpiquni të paktën të pushoni dhe të shtriheni, të paktën ditët e para, nuk do pendoheni.

Është shumë normale t’ju vijë për të qarë në ditët e para, në shtëpi, vetëm me beben, shryni dhe do ndiheni më mirë, nuk është e nevojshme që të keni një motiv objektiv, shpesh është vetëm një çështje hormonale. Nëse do vazhdonte gjatë, kërkoni ndihmën e partnerit ose të familjarëve të tjerë dhe mikeshave e ndoshta mjekut, për të zbuluar shenjat e para të një depresioni post partum.

Do jetë normale të keni edhe lëkundje humori, gëzim të papërmbajtur dhe shfryrje dëshpërimi, në pak orë.

Koha në dispozicion është gjithmonë pak dhe ndoshta do rrini, për disa javë, me tuta, por mos e lini veten shumë pas dore, bëni një dush çdo ditë dhe kaloni mbi trup një krem hidratues të parfumuar, do ju ndihmojë të ndiheni mirë.

Mos u ndjeni në faj për t’u thënë “jo vizitave” ditët e para. T’i japësh gji fëmijës në prani të të tjerëve nuk është e këndshme për të gjitha dhe përveç kësaj, ritmet tuaja do jenë ato të fëmijës, me të drejtë, pa net dhe ditë të ndara qartë, pa vakte të rregullta ndoshta. Nëse njerëzit nuk janë aq të zgjuar për ta kuptuar vetë, bëjini ta kuptojnë në çdo mënyrë, nuk keni mundësi tjetër.

Mos ngurroni t’i kërkoni ndihmë mjekut tuaj, gjinekologut, obstetrit, konsultorit, pediatrit, kujtdo që mund t’ju japë mendime profesionale të përshtatshme. Mos rrini me dyshime. Nëse flisni me mikeshat ose të afërmit, kini parasysh që mund t’ju japin këshilla të gabuara dhe të panevojshme, duke përfunduar ndonjëherë, duke ju ngatërruar më shumë.

Nëse keni vështirësi për ta larë ose për t’i ndërruar pelenat, mos kini frikë mos ju gjykojnë po t’I kërkoni dikujt t’ju demostrojë si bëhet.

Mos prisni asgjë nga fëmija juaj, mësojeni që tani. Ai ose ajo është ekzaktësisht ashtu si është, nuk mund të ndryshoni asgjë. Ka kohën e tij për gjithçka, kërkesat, shijet dhe limitet. Mos u gënjeni nga oraret dhe përvojat e të tjerëve, ai apo ajo është unik apo unike.

Vendosni një rutinë, ndoshta do ju duhen disa ditë, por më pas rutina do jua shpërblejë bujarisht sforcot e bëra. Do ju ndihmojë ju dh ebebin tuaj të jeni më mirë dhe të keni siguritë e duhura.

Nëse keni vështirësi me ushqimin me gji, mos kini turp të kërkoni ndihmë. Një mama e qetë ka rëndësi më shumë sesa gjithë të tjerat dhe mos e përjashtoni idenë e pompës së qumështit për situatat e urgjencës në të cilat duhet të “zëvendësoheni”…

Ka një parim kryesor që duhet të bëhet mantra juaj për mënyrën si do ia dilni me një të sapolindur: kjo periudhë do kalojë, me anën e saj të bukur dhe shumë vështirësi, pra përballojeni mirë papërsëritshmërinë e saj për ta ruajtur përgjithmonë në zemrën tuaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...