Einxheli deklaroi se e ka falur, reagon Kejvina: Mos më detyro të nxjerr mesazhet

Është rikthyer në vëmendje sherri mes Kejvinës dhe Einxhelit.

Dy muaj më parë vajzat u përfshinë në një sherr për motive që nuk u mësuan. Dje e ftuar tek “Rudina”, Einxhel Shkira bëri hapin e madh drejt pajtimit duke u shprehur se i ka falur Kejvinën dhe Oriolën dhe shpreson që edhe ato të mos kenë urrejtje.

“Unë jam shumë feministe, gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, nuk kam xhelozi për asnjë femër. Unë gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit. Do më dhimbseshin nëse do vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq”, tha ndër të tjera Einxhel.

Pas kësaj deklarate, Kejvina ka reaguar me një postim në Instastory ku zbulon edhe shkakun e sherrit mes tyre duke shkruar se “Einxhel ka ndërhyrë tek një projekt i saj për t’i prishur punë”.

“Hahahaha moj Einxhel Shkira, ça na qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtetë në ato budalliqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër o vajzë e dashur përveçse të merresh me jetën e të tjerëve dhe të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur. Si të projekti im që ke futur hundët për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije, ça është kjo mbështetje? Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtete”, shkruan Kejvina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...