‘Domatja 2000 lek se erdhën festat’, aktivisti ironi dhe gallata në rrjetet sociale: Pashi at’ Zot se dy veshka kemi gjithsej

Eksperti i Ekonomisë dhe njëherazi aktivist i shoqërisë civile, Pano Soko ka reaguar në lidhje me problematikat që hasin shqiptarët ditën e sotme, të cilat i ka shoqëruar me batuta dhe ironi në rrjete sociale.

Aktivisti ka sulmuar edhe qeverinë, pasi vendosin çmime të kripura që shqiptarët janë të detyruar t’i paguajnë.

Ai ka përmendur disa nga pagesat, që përfshijnë ato të parkimeve, ujit, taksat, çmimet në treg të produkteve, dhe deri te gjobat.

Postim i i Sokos:

Do të shkruash mendimin tënd në rrjetet sociale që kritikon qeverinë? – 1 milion lek gjobë thotë qeveria.

Do të parkosh makinën? – 1 mijë lek/ora thotë Lali €ri

Do ta mbushësh makinën me naftë? – 1800 lek/litri thotë oligarku

Ujë i papijshëm 3 orë në ditë? -650 lek/m3 thotë Bashkia

Shkon ta paguash ujin, ke dhe 10 mijë lek taksa.

Domatja 2000 lek se erdhën festat. Preshi 1000 lek

Pashi at’Zot…se dy veshka kemi gjithsej.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...