itën e sotme reperi i famshëm shqiptar Mc Kresha do t’i japë fund beqarisë. Reperi do të martohet me partneren e tij prej vitesh Erzina Shehu.
Gjithçka është menduar të realziohet në ceremoni shumë private me rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të kryeqytetit. Festa ka nisur që mbrëmë dhe Erzina ka mbledhur familjaret dhe shoqet në atë që njihet si nata e vajzave apo ndryshe kanagjeqin.
Prive.al zbulon se të ftuarve u është kërkuar paraprakisht që të rezervohen tërësisht në publikimin e detajeve apo fotografive nga festa.