7 minutat brenda kubit, që tronditën sistemin

Nga Sonila Meço

Adi Krasta u rikthye në media siç ai di, fuqishëm. Që të premten mbrëma, me shfaqjen e tij në Prishtinë, monologu hyrës është shpërndarë në një trajtë virale duke thyer çdo rekord shqiptar publikimi e rishpërndarjeje.

 

Pa sponsor, pa makineri PR-i, pa salltanete studiosh gjigande, pa infrastrukturë të sofistikuar mediatike, pa teknika të përsosura marketingu.

 

Nga një kub pak metra katrorë, i një televizioni të thjeshtë, nga Prishtina, në 7 minuta, i vetëm përballë makinerisë së shfrenuar të PR-it të regjimit, të shfaqjes 24 orëshe në ekranin e televizionit personal të liderit, i cili përdor çdo teknikë marketingu në “studiot” e veta gjigjande nga Shqipëria në Itali, në programin më të ndjekur atje,

 

nga RAI në Turqi, mes liderësh e sheikësh të një prej konferencave më të pasura në botë, shoqëruar nga sponsor që qarkullojnë miliarda… dhe Adi Krasta fiton një betejë, të cilën as nuk e ka menduar e kërkuar. Përkundrazi, ia kanë shpallur që në vitin 2014. Ndërsa ai ka bërë gazetarin, qytetarin e angazhuar, një mega industri politike e mediatike e ka parë si “armik”.

 

Por, Adi nuk ka fituar vetëm betejën e njeriut që në 7 minuta ka bërë media, portale, analistë, njerëz të thjeshtë t’u hyjnë analizave, të bëjnë editoriale, të bëjnë mea culpa, t’u ngjallen neurone, të marrin lupa gjigande për ta kqyrur deri në gërmë, për ta sulmuar… Adi ka fituar edhe një rekord me veten. Sepse, nuk është hera e parë, që i vetëm del përballë publikut për të diskretituar një regjim.

 

Para 7 vitesh, iu desh një Pallat Kongresesh, disa të ftuar klasi dhe një infrastrukturë e angazhuar mediatike. Dhe bëri zhurmë, tronditi mentalitetin dhe elitat. Por, jo sa mbrëmë, ku në 7 minuta, i vetëm, në një studio minimaliste, ku asnjë prezantues i përmasës së Adit nuk do ndihej komod për një shfaqje të madhe, do shkundte më shumë se herën e parë mendjet, frikërat, bindjet, alibitë dhe broçkullat e sistemit.

 

Sado lupa t’i vendosen sot, sado të perceptohet si betejë kokë më kokë e një lideri jo demkoratik me një udhëheqës shpirtëror, mos harroni, Adi nuk ka kërkuar e nuk kërkon vota, nuk është në fushatë, nuk ka futur duart në xhepat e shqiptarëve dhe nuk po lyp vëmendje me çdo kusht. Ndaj, llogari i jep vetëm familjes së tij.

 

Tjetërkujt i duhet vënë lupa me kërkesë llogarie për çdo hap hedh e çdo fjalë thotë.

 

Sot, në historinë e shkurtër të medias shqiptare u shkrua një ndër paragrafët më domethënës të saj: 7 minutat që shpartalluan rrjetin dhe sistemin nga një kub.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...