Qimja nuk ishte asgjë para kësaj, s’do e besoni dot se çfarë do të gjenden në pjatat e restorantit të Hell’s Kitchen

Ajo çfarë ndodhi në Hell’s Kitchen, si dënim, në natën kur në pjatën e një klienti u gjend një qime, dihet që ishte një situatë që askush nga konkurrentët nuk do të donte të përsëritej më: qethje zero e dy prej djemve të skuadrës blu.

Por ja që në kuzhinën e ferrit ka edhe më keq se gjetja e një qimeje. Klientët në restorant, sot do të gjejnë hala peshku. Cila do të jetë pasoja këtë herë? Një djall e di.

Çdo javë sjell një dinamikë të re në kuzhinën e ferrit. Shkaqet për debate janë nga më të ndryshmet. Pasojat nga më ta paparashikuarat. Kështu do të ndodhë edhe sot në darkë, në episodin e rradhës së Hell’s Kitchen Albania, ku sfida kryesorë që do të zhvillohet, ajo e restorantit, do të ketë në menu peshkun.

Porosia e parë dhe e fundit e shef Renatos ishte një dhe vetëm një: kujdes kur të filetoni peshkun! Nuk dua që aty të mbetet as edhe një halë, se përndryshe ju piu e zeza. Kontrolli i shefit gjatë procesit të filetimit ka qenë shumë rigoroz.

E megjithatë në pjatën e klientëve janë gjetur hala. Çfarë do të ndodhë pas kësaj? Cili do të jetë reagimi i shef Renatos? A ka qenë ky një tjetër puç i shefit ndaj konkurrentëve apo ka ndodhur vërtetë? Sot në darkë, zbulohet gjithçka, në ekranin e Top Channel./Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...