Arditi iu bën rreng konkurrenteve të ‘Këngës Magjike’, reagimi i tyre është i paparë

282

Dy ndër finalistët e edicionit 21 të ‘Këngës Magjike’ janë Khuba dhe Marjona Metohu. Fillimisht moderatori i festivalit, Ardit Gjebrea iu ka bërë një rreng, duke iu thënë se fatkeqësisht nuk janë zgjedhur nga juria për natën finale.

Reagimi i Khubës:

Artisti i ri u shpreh se ndihej i lumtur për aq sa ka arritur. Në momentin që Arditi i tha se një ndër emrat që juria ka zgjedhur për në finale, është “Khuba”, ai ka përsëritur emrin e tij duke mos iu besuar veshëve.

Reagimi i Marjonës:

Marjona Metohu, është artistja tjetër të cilës Arditi i ka punuar rreng. Marjona ndryshe nga Khuba, bëri një mimikë që shprehte trishtim për mospjesëmarrjen në finale dhe kur Arditi i tha që ishte zgjedhur ajo u shpreh: “Ardit je shumë i keq” ndërkohë që e falenderoi moderatorin për lajmin e bukur.