Qeveria merr kredi 9 milionë euro për seminare me gratë

Barazia gjinore është një prej temave të diskutuara, të harruara dhe të rikthyera në temë debati jo pak herë në Shqipëri.

 

Nuk janë të pakta OJF-të apo OJQ-të të cilat kanë përfituar miliona euro si fonde nga BE, apo donatorë të ndryshëm në këto tre dekada që kanë pasur në fokus forcimin e pozitës së gruas në shoqërinë shqiptare.

 

Së fundmi qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrjen e një huaje, ose thënë ndryshe kredie, nga BERZH të 9,1 milionë eurove për Politikën për Zhvillim për Aksesin e Barabartë Gjinor në Mundësitë Ekonomike.

 

Ndonëse nuk është ende e qartë se si do të shpenzohet në total shuma prej 9,1 milionë euro, nisur nga eksperiencat e kaluara një pjesë e tyre do të shkojë për seminare me gratë biznesmene ku do të diskutohet ridisktohet se si t’ua bëjnë më të lehtë punën

 

Për hir të së vërtetës gruaja shqiptare është ende e paragjykuar si biznesmene, por kjo plagë shoqërore nuk kurohet me seminare, por me ligje.

 

Jo se seminaret nuk janë të dobishëm, por në 30 vitet e pluralizmit shqiptar janë bërë aq shumë studime dhe projekte dhe po aq shumë miliona janë hedhur, por sërish mbetemi në vendnumëro.

 

Zgjidhja më e mirë për t’i dhënë më tepër pushtet gruar do të ishte përmes ligjeve, përmes marrëveshjeve.

 

P.sh nëse kredimarrëse në një bankë do të ishte një sipërmarrëse femër, të detyrohej ose të sunvencionhet banka që t’i japë kredinë me % më të ulët se normalisht.

 

Sigurisht ky është vetëm një sugjerim, zgjidhje të tjera besojmë se duhet të jenë të pafundme nisur edhe miliona eurot e harxhuara deri më tani me seminare dhe projekte në këtë fushë dhe kjo ndoshta do të eliminonte edhe thellimin e Shqipërisë në borxhe.

 

Më poshtë VKM-ja e plotë e firmosur
VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR POLITIKËN PËR ZHVILLIM PËR AKSESIN E BARABARTË GJINOR NË MUNDËSITË EKONOMIKE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike, në shumën prej 9 100 000 (nëntë milionë e njëqind mijë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Gazeta Shqip

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...